", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/17/auto_maxresdefault1637139222.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Mesfushori i Manchester United drejt Realit

Mesfushori i Manchester Unitedit, Donny van de Beek është pranë transferimit te Real Madrit.

Holandezi nuk ka gjetur formë te Manchester United dhe në rast që Ole Gunnar Solskjaer vazhdon në krye, atëherë me shumë gjasa do largohet në afatin e janarit.

Konur raporton se Van de Beek i është ofruar Real Madridit, derisa trajneri Carlo Ancelotti ka dhënë lejen që të nisin negociatat.

Van de Beek ndoshta do ishte transferim i duhur për Realin, që duan të zëvendësojnë dyshen Luka Modric dhe Toni Kroos, që kanë bërë disa vjet.

Ndërkohë, vendimi përfundimtar do vuloset pasi të vendoset e ardhmja e teknikut norvegjez.