VIDEO/ Si u filmua krimi horror, autori jetonte vetëm dhe në mjerim

Ky është vendi ku ndodhi krimi horror ditën e djeshme në fshatin Grecalli, ku një 38-vjeçar vrau dhe groposi një fëmijë 8-vjeçar.

Klodian Çalamani, autori i kësaj vrasje, jetonte në kushte të vështira, ndërsa thuhet se familja e 8-vjeçarit e mbante me bukë për të jetuar.

Ai u arrestua pak pas ngjarjes, ndërsa një kamera sigurie e një banese raportohet se ka filmuar skenën e krimit dhe ka ndihmuar policinë që të gjejë kufomën e groposur të 8-vjeçarit.

38-vjeçari Klodian Calamani jetonte i vetëm në fshatin Grecalli në një banesë me vetëm një dhomë në kushte shumë të vështira ekonomike. Ai kishte arsim minimal vetëm 4 klasë shkollë.

Hetimet kanë zbuluar se të miturin e fillimisht e ka joshur duke i dhënë biçikletën dhe rreth orës 9:30 e ka futur në oborrin e banesës e më pas e ka qëlluar me një mjet të fortë pas koke.

Pasi humbi jetën fëmija, autori nxitoi të mbulonte gjurmën e krimit duke hapur një gropë rreth 50 cm në bahçen pranë banesës së tij ku fshehu trupin. Në polici pasi ka pranuar krimin ka treguar se ka vepruar i vetëm si për vrasjen e fëmijës ashtu edhe për groposjen e trupit. Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurori për veprën penale “vrasje me dashje e kryer ndaj një të mituri”.