‘Më përdhunonte gruan’/ Pse nuk reagoi policia ndaj monstrës së Fierit?
Në fshatin Greçalli të Fierit ka pllakosur zia! Banorët e fshatit shprehen të tronditur nga vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Nga dëshmitë e tyre kuptohet se vrasja makabre të miturit ishte e paralajmëruar.
Një banore e fshatit shprehet se autori, Klodian Çalamani, 38 vjeç, i dënuar më parë për pengmarrje, ishte një person i çekuilibruar dhe problematik në fshat.
“Nuk kishte tru shumë, bënte maskarallëqe dhe me ne që ishim nëna, bënte 500 ndyrësira. Ishte rrugaç. Ai Mateon e mori si për të marrë biçikletën. E pashë te rruga dhe tha ja po rri. E pamë që ai foli me atë, por menduam si gjithmonë. Edhe fëmijën e komshiut tjetër ai e merrte brenda, e ushqente e mbante. Nuk e dinim që mund të shkonte deri këtu. Ai ka gjetur rrugën bosh para se të bënte këtë gjë”, tha ajo.
Një tjetër banor i fshati Grecalli të Fierit ka kërkuar që autori i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu të varet dhe të mos lihet i gjallë. Banori tregon se ai vetëm kohë më parë e ka denoncuar dhe çuar në polici Klodian Çalamanin pasi i kishte përdhunuar gruan.
Të tjerë thonë se ai lëvizte i armatosur në fshat. Megjithatë, policia e kishte lënë të lirë atë deri në momentin kur kreu krimin monstruoz që tronditi mbarë opinionin.