Fyerjet dhe poshtërimet midis fëmijëve: Policia në Kosovë, leksione nëpër shkolla kundër bullizmit

Policia në Kosova po avancon me projektin "Së bashku kundër bullizmit në shkolla", ngacmimeve, fyerjeve dhe poshtërimeve ndër radhët e fëmijëve.

Bazuar në projektin "Së bashku kundër bullizmit në shkolla", në koordinim me DKA-në Dragash, policia në Dragash ka mbajtur ligjëratë me nxënësit e shkollës fillore "Fetah Sylejmani" në Dragash, duke ligjëruar temën e bullizmit si dukuri që fëmijët të pajisen me më shumë njohuri sa i përket sjelljeve joshoqërore të shfaqura nga të miturit, dukurive negative të cilat janë prezente tek të miturit dhe mundësinë e parandalimit të tyre.

Njëkohësisht janë përmendur edhe format dhe llojet e bullizmit si dhe masat për parandalimin e kësaj dukurie. Me ligjërata të tilla do të vazhdohet edhe me tutje në shkollat tjera.