VIDEO/ ‘Ishte një kalama i vogël, lozte me biçikleta me femijët’, banori: Duhet dënim me vdekje

Masakrimi i 8-vjeçarit në Graçalli të Fierit nga Klodian Çalamani i arrestuar nga policia ka sjellë reagime edhe të banorëve të zonës ku ka ndodhur ngjarja.

“Ai është një kriminel, duhet të dënohet me vdekje”, thonë banorët.

“Ai ishte një kalama i vogël lozte me fëmijët tanë me biçikleta atje”, shprehet me lot në sy një banor i zonës.

“Ndihemi të pasigurtë”, tha banori në mikrofonin e Syri Tv. “Unë kam nip vetë, ikën në shkollë….”