Jeta Xharra: Prishtina është keqqeverisur në kaq vite, Vitia u vonua të japë ofertën e tij për kryeqytetin

Gazetarja nga Kosova, Jeta Xharra në një intervistë me Skype për emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta, foli për zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe situatën politike atje.

Jeta Xharra thekson se Prishtina është keqqeverisur kaq kohë, është qytet i ndotur dhe kaotik, duke shtuar se Vitia humbi, sepse nuk dha ofertën e tij në kohë për qeverisjen e kryeqytetit.

“Kam drejtuar debatin në garën për kryetar të Prishtinës. Vitia tha se nuk do të bënte fushatë sa të rregullojë situatën e Covid. Ai tha se nuk do bëj fushatë, por vetëm punë. Vitia kështu nuk tha se çfarë oferte kishte. Ne e dimë se Prishtina është qeverisur nga persona, që e kanë sjellë në kaos. Vetëvendosje nuk foli për kaosin në Prishtinë, as për betonizimin dhe ishte e çuditshme që nuk i tha VV këto.

Arben Vitia kishte resurset më të mëdha, ai ishte drejtor në Prishtinë, kishte parti të madhe pas vete, ndërsa Përparim Rama insistonte që të mos identifikohet me LDK-në. Vitia u vonua ta japë ofertën dhe kjo besoj i kushtoi rëndë, ndryshe nga se mendonte ai. Kurti tha se VV humbi se kishim defekte dhe se u bënë të gjithë kundër nesh, ndërsa këtë të fundit nuk e tha më”, deklaroi Xharra.