Manjani: Janë të çmendurit rrugëve o të çmendur! Votoni në parlament dhe bëni spitale psikike

I ftuar në A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta, ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, por e ka filluar me ngjarjen tragjike monstruoze në Fier, ku mbeti viktimë 8 vjeçari.

Krasta: Ngjarja që të ka turbulluar duke e lidhur me të tërën, më rrrëmbimin dhe vrasjen e 8 vjeçarit në Fier, si e komentoni.  

Manjani: Ngjarja më e trishtë e ditës dhe për një kohë të gjatë. Normalisht që ka lidhje me parlamentin pasi të çmendurit janë në parlament. Të çmendurit në pushtet dhe qeveri kanë shkatërruar dhe kanë mbyllur spitalet psikiatrike, nuk flet askush. Janë të çmendurit rrugëve. Dhe kjo është e patolerueshme. Çfarë kuptimi kanë ata që i tregojnë gishtin njëri tjetrit, si hajvanër, torollakë maskarenj. Çfarë u thonë njerëzve kur i marin votat, do ju sigurojmë jetën, si e ruajnë jetën këta. Po flasim për një shërbim bazik, janë të çmendurit rrugëve o të çmendur. Mbidhini të çmendurit në spitale psikike, ngreheni ato dreq kartonësh dhe bëni spitale psikike. Nuk kamë çfarë ti komnetojmë këtë pushtet dhe ti kërkojmë kësaj qeverie, është faqe zezë, nuk bënë detyrën numër një, nuk izolon të çmendurit.