FOTO/ Vrau dhe groposi 8-vjeçarin, ky është autori i krimit HORROR NË FIER

Syri.net ka siguruar foton e Klodian Çalamanit, 38-vjeçari që kreu krimin monstroz këtë të martë në fshatin Grecalli të Fierit. 

Çalamani mori peng në mesditë një 8-vjeçar dhe pas disa orësh e vrau, ndërsa trupin e tij e groposi për të humbur gjurmët.

Personi që shihni në foto është Klodian Çalamani, i arrestuar tashmë si autor i dyshuar i krimit tronditës.

Klodian Çalamani, autori i krimit horror në Fier

Krimi ka tronditur mbarë opinonin publik. Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, 38-vjeçari ka pranuar krimin monstruoz.

 “E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”. Ka qenë rrëfimi makabër i autorit të dyshuar.

8-vjeçari ishte në klasën e dytë, po shëtiste me biçikletë
shtu si për çdo ditë, 8-vjeçari ishte nisur në shkollë, por nuk e dinte se kjo do të ishte hera e tij e fundit. Nga të dhënat e para, mësohet se i mituri, që ishte në klasën e dytë, nuk kishte shkuar në shkollë, ndërsa ishte parë në lagje teksa shëtiste me biçikletë.

 

Ka qenë nëna e djalit që ka dhënë alarmin në lagje se i mituri nuk kishte shkuar në shkollë dhe as në shtëpi. Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici. Kjo e fundit nisi hetimet. Pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë në lagje, u pa nga prindërit se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit, me biçikletën e këtij të fundit.

Kjo ka shtuar shumë dyshimet, ndërsa policia ka zbarkuar në banesën e 38-vjeçarit. Ky i fundit pasi u përball me uniformat blu, shfaqi shenja nervozizmi, ndërsa pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar autorësinë.