Aventurës së Frenkie de Jong te Barcelona po i vjen fundi, hollandezi është në merkato

Aventurës së mesfushorit holandez, Frenkie de Jong te Barcelona po i vjen fundi pas vetëm një viti e gjysmë.

Mesfushori holandez, i cili u ble për 65 milionë euro nga Ajax nuk ka qenë në gjendje të shfaq talentin e tij te blaugranët dhe me shumë gjasa në merkaton e verës do të sakrifikohet edhe për t’i mbushur arkat klubit.

Sipas Sport, në fakt, pavarësisht klauzolës 400 milionë erosh, nuk janë të pakta klubet e mëdha europiane të gatshme për të trokitur në dyert e Barcelonës për mesfushorin 24 vjeçar, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2026.