Berisha: Foltorja më kujton vitin 1991, ja si u rikthyem fitues në 22 mars 1992

Mijëra demokratë të Fushë Krujës kanë krijuar një atmosferë elektrizuese, ku i kanë shprehur ish-kryeminsitrit Sali Berisha mbështetjen e tyre në Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor.

Berisha i është rikthyer vitit 1991 ku ka kujtuar një moment të vështirë për PD kur iu kërkua të ishte pjesë e qeverisë së pajtimit dhe vendimi i Këshillit Kombëtar të atij viti vendosi që të largoheshin nga qeveria dhe të riktheheshin triumfues në 22 mars të 1992.

Berisha: Dua të theksoj dy gjëra, e vërteta është se foltorja u bë orteg, jo nga Sali Berisha por nga demokratët, nga ju, nga guximi juaj, nga idealet tuaja, nga vendosmëria juaj për tu ngritur dhe për të mos u pajtuar me këtë gjendje zhgënjimi maksimal, pesimizmi ekstrem por për tu kthyer në ato vlera që ka kultivuar PD dhe mbi të cilat ajo është lartësuar.

Përmendët një moment, ka një ngjashmëri shumë të madhe kjo lëvizje me vitin 1991, ku në vitin 1991 ne fituam qytetet por humbëm pasivisht komunat dhe PPSH mori 2/3, sindikatat filluan një grevë urie në Valias, mijëra metra nën tok, pastaj grev të përgjithshme, rrëzuan Nanon nga kryeministër, dhe u kërkua që PD të futej në qeverinë e stabilitetit, dhe ne një pjesë e bashkëpunëtorëve të mi u bënë ministra. Të them të drejtën aty ne po na përthithte PPSH, ministrave po i ëmbëltohej karrigia, njerëzit ndryshim nuk shihnin, dhe konstatoj se ne si PD ishim në rrezik të madh, po shuheshim. Pse do na besonin ne, ne ishim qeveri jo më opozitë. Në shtator të 1991, vendosëm të fillojmë protestën. Por protestë kundër kujt, ne ishim në qeveri. Protesta kundër kriptokomunistëve, e ftoj te stadiumi Dinamo. Erdhën mijëra qytetarë shumë të revoltuar. Aty kuptova se ne kishim humbur rrugën, kishim humbur drejtimin me qytetarët dhe nga ai miting, filluan foltoret në mbarë Shqiëprinë si këto sot, ku edhe këtu kemi ardhur. Në 27 nëntor bëjmë mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku kishte dy grupe të kundërta, ai që donte të qëndronte në qeveri që ishin ambientuar dhe ata që donin largimin e menjëhershëm nga qeveria. I çuam një ultimatum Ramis Alisë dhe në 4 dhjetor dolëm nga qeveria. Më pas disa nga ministrat bënë deklaratat më të egra për Sali Berishën por i qëndruan votimit. Nuk u larguan nga PD. Të bashkuar i dhamë vendit fitoren më të thellë në 22 mars. Këtë bëmë ne 3o vite më parë, kurse sot peng kryetari mendon se mund të dëmtojë PD me Kuvendin e tij. I them Ramës që mos guxo të marësh peng selinë e PD, mbaje peng kryetarin, por do kesh probleme shumë të rënda.