Është kërkesë e Xavi-t, Barcelona do të bëjë gjithçka për të firmosur me yllin e Liverpool

Gërshetimi i merkatos së transferimeve mes Barcelonës dhe Liverpoolit, vitet e fundit, ka bërë që dy lojtarë të rëndësishëm të “të kuqve” të kalojnë në Katalonjë.

Pas Luis Suarez dhe Philippe Coutinho, të njëjtën rrugë mund të marrë një tjetër yll i madh i skuadrës së Liverpool: Mohamed Salah, marrëdhënia e të cilit me Klopp, sipas El Nacional, nuk është perekte.

Kampioni egjiptian është në momentin më të mirë të karrierës dhe do të ishte përgjigja perfekte e Joan Laportës ndaj Real Madridit,  të cilët sipas të gjitha gjasave do të nënshkruajnë me Kylian Mbappe. Kontrata e Salah me Liverpool skadon në 2023 dhe duke parë situatën, klubi anglez mund të pranojë një ofertë relativisht të ulët.

Salah, sipas portalit, ishte një kërkesë specifike e Xavi-t, i cili e konsideron absolutisht thelbësor për projektin teknik.