", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/16/auto_Screenshot_21637078370.jpg", "width": 900, "height": 514 } }

VIDEO/ U rikthye pas 5 vitesh te Barça, Alves fjalim emocionues para shokëve të skuadrës

Pas pesë vitesh, Dani Alves u rikthye sërish te skuadra e Barcelonës. Ky rikthim i mbrojtësit të djathtë ka si qëllim të ngrejë imazhin e klubit katalan, dukshëm në rënie. Me shumë entuziazëm mbrojtësi i djathtë foli në dhomat e zhveshjes, për të përcjellë te lojtarët dashurinë dhe motivimin që ky klub historik përfaqëson për të.

“Është kënaqësi të jem këtu pas kaq shumë kohësh. Rikthimi është nder për mua. Jam i lumtur që mund të ndaj me ju sërish dhomat e zhveshjes, nisi fjalimin e tij braziliani në një video të transmetuar nga klubi, përpara se të dërgonte një mesazh të fortë: “Unë vij për të mësuar nga ju, në këtë botë të re. Por nga bota e vjetër, dua të përcjell një gjë: të ndiesh se çfarë përfaqëson ky klub dhe kjo fanellë. Është vendi më i mirë për të bërë gjëra të mëdha, për të jetuar. Ju jeni këtu, vlerësojeni sepse nuk ka asgjë më të mirë diku tjetër. Është kënaqësi të jesh këtu. Të bëjmë gjëra të mëdha sepse kjo është në ADN-n e këtij klubi. "