Pajtimi flet për marrëdhënien me blogeren në shtëpinë e 'Big Brother VIP': 'Po lodhna, sepse…'

Dj Pm, një nga konkurrentët më të ri të “Big Brother Vip” ka shprehur pëlqim që natën e parë për blogeren e njohur, Sarah Berisha.

Ai është munduar që pothuajse ço moment të jetë pranë saj duke e ngacmuar për të parë nëse edhe ajo ndjen të njëjtin pëlqim për të.

Por, Sarah ka qenë ajo e cila ka vendosur të mos nxitojë shumë sa i përket marrëdhënies së tyre pasi në lojë nuk ka ardhur për të gjetur partner.

Këtë e ka vënë re edhe Pajtimi, i cili ditët  e fundit duket më i tërhequr nga ajo, në mënyrë që të lejë hapësirë asaj dhe vetes për të reflektuar më shumë rreth raportit që kanë.

Mbrëmjen e djeshme, kur u pyet nga Fifi se cilën nga vajzat do të kishte dëshirë të puthte, Pajtimi hezitoi të përmendë një emër, e më pas nisi të flasë për Sarën.

Pjesë nga biseda:

Fifi: A është naj kush mrena që e kishe puth?

Pajtimi: Ça i bon do pyetje dhe ti…

Fifi: Edhe atij ia bona (i referohet Arbrit), edhe u përgjigj.

Pajtimi: Kë the ti?

Arbri: I thash krejt. Kjo s’tha me ndjenja.

Fifi: A pe din? Po ti s’munesh me puth gjithkon.

Pajtimi: S’i kena hi qaq thellë, pasha nonën tem.

Fifi: Ty t’u ka bo vetja atje, “S’i kena hy qaq thellë”. Mos më shurdho b*thën këtu.

Pajtimi: Për Sarën tash. Pasha nonën tem, që e du mas shumti në botë, asnjëherë…

Fifi: Kur po them fizikisht, nuk po them në atë aspektin që… a po din? Mu garant s’më kqyr. Për qatë jam tu të thon.

Pajtimi: S’kam naj gjo speciale.

Fifi: Unë ta bona pyetjen për Sarën. Ti më the ‘jo’.

Pajtimi: Unë të kallxova për Sarën. Nuk du me u ngut me atë. Kurdo që ia merr menja asajna, unë jam qtu derisa të lodhna. Tani që e shof që po lodhna, s’është i njëjti reagim. Unë me të, Sarën si shoqe e kqyr ma shumë, se unë nuk jam prej guri.

Fifi: A ta jep atë ndjesinë?

Pajtimi: Për momentin po, por kjo shkon t’u u tret evlat. Kur s’e merr atë që e don… jam nis t’u u msu tashi me atë. Fol mirë me të, e qafi, e puthi… Vërehet një njeri që të ka qejf, për qata edhe nuk i boj presion. Edhe vet nuk du me u ngut për diçka që kisha mujt me i ra pishman, unë kam shumë sene për nime. Jeta në Tiranë është… nuk boj diçka me ra në sy, që me shkrujt portalet. E kisha tentu me e puth, e kisha bo me u ni keq, e kisha bo me kajt. Kisha dal atje në portale. Nuk e kam qejf. Ma shumë kam qejf me dal për naj hajgare nëpër portale, nëse… Vjen natyrshëm, qysh më ka ardh me Sabianin.