Sokol Kushta, kritik me kombëtaren: 12 pikë i morëm ndaj 2 ekipeve që janë sa… Astiri

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Kushta, përmes rrjeteve sociale ka dhënë mendimin e tij për fushatën kualifikuese të kuqezinjve, të cilët e mbyllën të tretët në Gripin I të “Katar 2022”, me 18 pikë të grumbulluara: “Dje në darkë, kur u mbyll ndeshja e fundit, pashë optimizëm dhe gëzim. U hap shampanja në kampin kuqezi.

Fillova të dëgjoja dhe lexoja komente pa fund, ndaj thashë me vete: Këta ose nuk dinë fare nga futbolli, ose janë hipokritë të mëdhenj. Diskutojnë për një rekord historik të pikëve të marra, por harrojnë që 12 pikë i kanë siguruar ndaj 2 ekipeve që janë sa Astiri si lagje dhe 6 pikë ndaj Hungarisë në sajë të Brojës. Asnjë nuk diskutoi për problemet dhe mënyrën e lojës, sa keq luajtëm. Unë them të ulen me këmbë në tokë dhe të bëjnë analizë të thellë për mënyrën e lojës. Kombëtarja nuk është ekip i lagjes, por përmbledh 12 milionë shqiptarë kudo që janë”.

Një tjetër ish-futbollist i kombëtares ka reaguar me koment të mesazhi i Kushtës. Fjala është për Përparim Daiun, që shton: “Kampion, ke shumë të drejtë. Po të bësh Kombëtarja një përllogaritje, nëse vendi i 3-të më i mirë do të shkonte në ‘play off’, atëherë automatikisht do të na zbriteshin 6 pikë, sepse ishim në një grup me 6 skuadra, që përkthehet 12 pikë. Ndaj ju vlerësoj për atë mendim që keni dhënë”.