I dënuar me burg se votoi më shumë se një herë, prangoset ish-komisioneri në Durrës

Është vënë në prangat e policisë Shpëtim Marku. Ky person është një 21 komisionerët e Shijakut të dënuar për krime zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2017.

Mësohet se  51 vjeçari, banues në Shijak, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Njoftimi:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Sh. M., 51 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 21.06.2021, e ka dënuar me 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.