Zbuloni sa ka ndryshuar Genta Ismajli nga pritja e ëmbël, partneri turk i bën dedikim romantik

Prej disa kohësh po përflitet se këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, është në pritje të ëmbël.

Pavarësisht lajmeve të shumta në lidhje me shtatzëninë e saj, ajo dhe partneri turk vendosën që të mos reagonin menjëherë.

 

Por para pak javësh, ata zbuluan se do të bëhen prindër për herë të parë, përmes një videoje, ku shiheshin brenda një makine luksoze.

“Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh, e kujt nga ne do t’i ngjasosh”, shkroi Genta.

 

Ndërkohë thuhet se këngëtarja do të bëhet me binjakë, një djalë dhe një vajzë.

Teksa po shijon muajt e fundit të shtatzënisë, këngëtarja duket se po ia kalon mjaft mirë në shoqërinë e të dashurit të saj.

 

Ai i ka bërë një dedikim këngëtares ndërsa ka shkruar: “Ti je ngjyra më e bukur në këtë jetë. Të dua”.