Kosovari debuton në ligën më të fortë të futbollit amerikan
Kosovari Lirim Hajrullahu ka debutuar në NFL, ligën më të fortë në botë të futbollit amerikan.
Hajrullahu luajti në fitoren e Dallas Cowboys ndaj Atlanta Falcons.
31 vjeçari luan në pozitën e sulmuesit ndërsa debutimi i tij është vlerësuar lart nga analistët dhe mediat sportive atje.
Debutimi i tij ka qenë lajm në mediat sportive amerikane.
31 vjeçari nga Gjilani po vlerësohet si një përforcim i madh për Dallas.
Shumë media të mëdha e kanë treguar historinë e tij duke e përshkuar si një djalosh të ikur nga lufta kur forcat serbe sulmuan qytetin e tij, për tu bërë storie suksese.