U fejua! Ylli i ‘Twilight’ ndan momentin më romantik me të dashurën

Taylor Lautner është një nga aktorët më të pikasur të Twilight.

Të dielën, Taylor, 29 vjeç, postoi foto të tij me të dashurën Tay, në DAOU, Paso Robles, Kaliforni, ku Tay tregoi unazën e saj të fejesës me diamant nga Ring Concierge.

 

Lautner shkroi bashkangjitur me fotot e ëmbla: “Mezi pres të kaloj jetën përgjithmonë me ty @taydome Ti më do pa kushte. Ti më duron. Më qetëson kur jam në ankth. Më bën të qesh shumë. çdo ditë e kaluar me ty është kaq e veçantë. Dhe më e rëndësishmja, ti më bën një person më të mirë. Nuk mund të të falënderoj sa duhet për atë që ke sjellë në jetën time. Të dua përgjithmonë.”

 

Tay gjithashtu ndau foto në “Instagram” nga momenti romantik i propozimit.

Taylor Lautner dhe Tay Dome, e cili punon si infermiere e licencuar, dolën publikisht me lidhjen e tyre në vitin 2018, kur ai postoi një foto të çiftit me kostume të ngjashme të Halloween.