Tensione dhe përplasje në Kuvend, Salianji konfrontohet me Braçen

Një konflikt ka ndodhur pak çaste më parë në Kuvend mes Erion Braçes dhe Ervin Salianjit, që është bërë shkak për ndërprerjen e seancës.

Ka qenë deklarata e deputetit të PD që solli irritimin e socialistit.

Nga foltorja e Kuvendit, Salianji iu drejtua Erion Braçes duke i thënë se nëse është ai zv.kryeministri që ka dalë nga përgjimet për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi.

“Ky zotëria që ngrihet dhe bën si më i shqetësuar në përgjimet e prokurorisë italiane, të dalë dhe të flasë për Rezart Tacin. A je ti zv.kryeministri? O kone mos më ndërprit mua si kone,” tha Salianji.

Në këtë moment Braçe u ngrit për të shkuar drejt foltores ku ndodhej Salianji, çka solli përplasjen e tyre fizike, ndërsa ndërhyri menjëherë garda.