Mbappe mbetet në Paris, Reali nuk tenton blerjen e yllit francez në janar

Real Madrid vazhdon të jetë shumë i interesuar për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Lidhja e mirë mes Mbappe dhe sulmuesit të Realit, Karim Benzema ndikon edhe më shumë të francezi që ëndërron të veshë fanellën e bardhë.

Por, Real Madrid tashmë e ka bërë planin e qartë, ngase nuk do provojnë ta transferojnë në francezin në afatin kalimtar të janarit që nis me 1 janar 2022.

Që nga data 1 janar, Mbappe është i lirë të nënshkruajë parakontratë ose të negociojë me cilëndo skuadër që dëshiron larg Ligue 1.

Por, Mundo Deportivo, raporton se asgjë nuk ka ndryshuar dhe Mbappe do kalojë te Real Madrid si agjent i lirë në verë.

Te Real Madrid e dinë se Mbappe do jetë projekti i së ardhmes, ngase është i ri, talentuar dhe me të ardhme premtuese.

Në afatin kalimtar të janarit nuk do këtë ndonjë ofertë nga “Los Blancos” për dallim nga vera e kaluar, kur ofruan 200 milionë euro.