Një vajzë e dehur në timon i dëmton makinën stilistës së njohur shqiptare

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së dielën në lagjen Dragodan të Prishtinës, ku të përfshira ishin tre makina.

Njëra nga makinat e dëmtuara ka qenë e silistes së njohur shqiptare, Lia Stublla.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në InstaStory.

Stilistja madje ka dhënë edhe disa detaje duke treguar se si ka ndodhur aksidenti.

“Faleminderit për interesim ne jemi mirë. Gjatë natës së mbrëmshme një vajzë e pirë me veturë Range Rover i ka dëmtuar veturat në parking. E rëndësishme që nuk ka të lënduar”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Lia Stublla ka bashkëpunuar me shumë shumë emra të njohur të skenë si Arbana Osmani apo Dafina Zeqirin.