5000 anëtarë të Kuvendit, Luli i quan llum, ndërsa Gridën që do ta shkrijë PD, e quan statut

Nga Ylli Manjani/

5000 anëtarë të Kuvendit të PD kanë vendosur të vetëmblidhen për të marrë në dorë drejtimin e partisë. Luli i quan llum, bolshevikë, antiamerikanë e antistatut.

Ndërsa Gridën që do ta çajë ose të shkrijë PD e quan statut. Demokrate të vërtetë. Perëndimore. Amerikane fare…

Çështje zgjedhje është kjo punë, në fund të fundit.

Luli dihet se çfarë zgjedh.

Humbjen.

Tashmë humbi edhe atë pak llogjikë që i kishte mbetur.

Rrugë të mbarë, djalo!

******

Ndërkohë, sa për ta ditur, partitë i çelin dhe i mbyllin anëtarët vullnetarisht dhe jo kryetarët.

Kur anëtarësia të braktisë partinë, partia mbaron. Fakti që kanë braktisur Lulin, nuk do të thotë se partia mbyllet!

As nuk përçahet!

As nuk bëhet me struktura paralele!

Përkundrazi, caktimi i datave të mbledhjeve kundër datës së anëtarëve quhet paralele.

Nejse, këto nuk vlejnë as për llogjikën e gaztë e as për fytyrën e grinjtë.

Tung, tung.