Athinë: Incident i rëndë, një i vdekur, përplasin trenin me makinerinë për të shmangur tragjedinë

Athinë - Një aksident i rëndë me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur ka ndodhur në hekurudhën greke, pas një defekti të një makinerie të përdorur nga një punishte austriake për punime të specializuara në shina, me pasojë plagosjen e tre punëtorëve, dy grekë dhe njëri anëtar i ekipit austriak, të cilët u dërguan në spitalin “Gennimata”. Mësohet se njeri nga punonjësit grekë ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në orën 4.40 të mëngjesit të  së martës në stacionin e ISAP-it në Ag. Nikolaos, kur makina lëmuese e shinave pati një problem me frenat.

Makina mbante pesë punëtorë, të cilët u detyruan të hidheshin në shina për të shpëtuar nga përplasja me një tren pa pasagjerë që po vinte. Në fakt, treni ishte futur qëllimisht për të ndaluar shpejtësinë që kishte marrë makineria.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre punëtorët, dy grekë dhe një austriak, të cilët janë transportuar fillimisht në spitalin “Gennimatas”. Një prej të plagosurve, siç transmeton ERT, ka vdekur.

Çfarë ka ndodhur saktësisht

Sipas asaj që tha Shefi Ekzekutiv i STASY, Nikos Hairetas, aksidenti ka ndodhur në linjën 1, kur një makinë e posaçme lëmuese e shinase e nisur nga Kifisia iu prishën frenat dhe si pasojë ka nisur të lëvizë në mënyrë të pakontrolluar para se të përplasejt përfundimisht me një tjetër tren në stacionin e Agios Nikolaos, që ishte vendosur aty nga shërbimi kompetent i STASY për të ndalur vrullin e saj