E diplomuar në Tiranë, jeta e shqiptares që plagosi mjekun grek

Mediat greke i kanë kushtuar një shkrim të posaçëm jetës së Klodiana Çelos, 49 vjeçarja e cila plagosi mjekun grek.

Sipas shkrimit nga OEMA, 14 vite më parë shqiptarja Klodiana Çelo u njohu në një restorant në Athinë me babain e vajzës së saj, mjekun grek të cilin e plagosi pak ditë më parë me armë zjarri.

Asokohe, mjeku po drekonte bashkë me një grup mjekësh dhe avokatësh teksa shijonin verën e tyre.

Sot ai ndodhet në spital pasi mori disa plumba në trup nga arma e shkrepur nga ish partnerja e tij më e re në moshë, percjell FaxWeb.

Ata që e njohin 49-vjeçaren flasin për një grua “merimangë”, tmerrësisht të bukur dhe të zgjuar e cila lëvizte mes qarqeve me lidhje të forta dhe shoqërohej me burra me pozitë të mirë financiare që i siguronin asaj një jetë luksoze.

Mirëpo, sipas tyre ajo ka një të metë të madhe. Këmbëngul se ka armiq kudo.

Këto fiksime e kanë çuar deri më tani dy herë në spital psikiatrik.

Çelo ka paditur në polici me dhjetëra njerëz nga nëna dhe motra e saj e deri te avokatët.

Klodiana Çelo kishte pasur premisa për t’u bërë një artiste e madhe.

Ajo u diplomua në fakultetin e arteve të bukura të Tiranës dhe udhëtoi drejt Greqisë në moshë të re duke u angazhuar në disa ekspozita pikture.

Ajo u njoh me një marinar në Lixouri të Kelafonisë.

Më pas ajo u largua për në Athinë duke marrë një deklaratë të nënshkruar prej tij në vitin 2003, se i kishte marrë borxh 85 mijë euro dhe do të kthehej sërish.

Tashmë ajo kishte një pasaportë.

.Me një pamje mbresëlënëse, shqiptarja përdori disa avokatë për t’u futur në ambientet ku qëndronin shoqëritë më të larta të Athinës. Kështu arriti të njihej me okulistin grek në fund të vitit 2007.

Pas takimit që patën në restorant, pasuan disa takime të tjera dhe vizita në ekspozita pikture.

Romanca e tyre e fshehtë zgjati për të paktën 2 vite.

Shumë pak e dinin që mjeku dhe shqiptarja kishin një lidhje e cila disa vite më vonë pati fund dramatik.

Pas e plagosi me armë zjarri ajo e akuzoi atë se donte t’i merrte paratë dhe t’i rrëmbente fëmijën.

Lindja e Melinës në vitin 2009 solli krisje në lidhjen e çiftit.

Klodiana u thoshte partnerëve me të cilët dilte se nuk mund të bënte fëmijë për të krijuar një lidhje të hapur me ta.

Okulisti fillimisht nuk e besoi se vajza ishte e tij, dhe u desh të bënte testin e ADN për ta vërtetuar këtë gjë.

Ai e pranoi menjëherë atësinë e fëmijës dhe nisi t’i jepte Klodianës, shuma deri në 4000 euro.

Familja e tij dhe në veçanti gruaja e tij angleze me të cilën ishte takuar që kur ishte student në Mbretërinë e Bashkuar e pranuan situatën.

Klodiana Çelo fillimisht e pranoi këtë “kontratë” pasi me paratë që merrte nga mjeku grek siguronte një jetë luksoze duke shkuar në palestra të shtrenjta dhe duke veshur markat firmato.

Pas disa episodesh përplasje me gruan e mjekut grek, në 2016, Klodiana Çelo humbi kujdestarinë e fëmijës.

Më vonë ajo tentoi ta rrëmbente fëmijën por skenari i saj dështoi pasi shëndeti i vajzës u përkeqësua.

Gjykata ia ndaloi takimet e gjata, ndërkohë që nuk duhet të afrohej më shumë se 100 metra pranë shtëpisë së mjekut dhe familjes së tij.