VIDEO/ Përplasje fizike me Jemin Gjanën? Aldo Bumçi: Ja e vërteta
Këtë pasdite qarkulloi në disa portale një lajm 'scoop'.
U raportua sikur në mbledhjen e Kryesisë së PD ishin konfrontuar fizikisht Jemin Gjana dhe Aldo Bumçi.
Syri.net me burimet e veta konfirmoi gjithçka në pak minuta dhe e gjitha kishte qenë një debat gjatë diskutimeve.
Edhe në Çim Peka Live në Syri Tv, ish-deputeti Bumçi mohoi përplasjen fizike.
"Jo, asnjë përplasje fizike. Diskutime, debat po. Kemi qenë kolegë në qeverinë e kaluar. Vazhdojmë të jemi, sepse jemi në të njëjtën parti. Kishte diskutime dhe debate po", u shpreh Bumçi.