", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/15/auto_01636989799.jpg", "width": 900, "height": 597 } }

Fotografja e njohur zbulon tre shenja që tregojnë se martesa është e destinuar të mbarojë

Kur je një fotograf profesionist i dasmave, shikon mjaft të porsamartuar.

Prandaj, me kalimin e kohës, është e mundur të dallohet se cili nga çiftet është vërtet i lumtur dhe cili mund të mos jetë.

Fotografja Shayla Herrington në TikTok-un e saj zbuloi tre shenja që ajo vëren në një martesë, të cilat tregojnë se martesa e dikujt është e dënuar pa dashuri.

Siç thotë ajo, këtë aftësi ia ka mësuar një kolege me të cilën ka punuar dikur, e cila ka më shumë se 15 vite përvojë në këtë biznes.

"Nëse martesa do të zgjasë apo jo, tregohet nga tre gjëra. E para është kur njëri prej bashkëshortëve bën tre foto familjare pa partnerin e tyre. Mund të bëni disa foto vetëm me familjen tuaj, por duke lënë jashtë partnerin në më shumë se tre. është më se e dyshimtë”, pohon ajo.

"Treguesi i dytë është gjatë fjalimit. Nëse nusja dhe dhëndri nuk përmendin njëri-tjetrin atëherë, kjo është një shenjë e keqe."

“Kur njëri nga bashkëshortët në dasmë preferon të kalojë kohë me të gjithë përveç atij me të cilin është martuar, atëherë është e qartë se këtu diçka nuk shkon”, tha ajo si shenjë e fundit.

Videoja u bë virale dhe nëse disa e gjenin veten, nuk kemi dyshim se e pyesin veten se çfarë do të ndodhte me ‘po’-në e tyre të shqiptuar.

Çështja e divorcit është një nga çështjet më aktuale në mesin e amerikanëve dhe hulumtimet kanë treguar se pothuajse gjysma e të gjitha martesave përfundojnë me divorc.

Konkretisht, rreth 41% e martesave të para përfundojnë me divorc, por numri i atyre martesave të dyta dhe të treta po rritet vazhdimisht.

@kikakiim

Inst: kikakim?

♬ SUA AMIGA DEU SLOWED - Geonwin Slowed