Shkarkohet kreu i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në burgje

Lirohet nga detyra drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, Florent Sulçe.

Vendimi është marrë sot nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili ka firmosur sot lirimin nga detyra të Sulçes. Mësohet se ai është zëvendësuar nga Klevis Qose.

‘Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka firmosur sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB) z. Florent Sulçe.

Në këtë detyrë emërohet z.Klevis Qose.’, thuhet ne njoftim.