VIDEO-FOTO/ Tragjedi shqiptare në Greqi, burri, gruaja dhe vajza vdesin në aksident, shpëton djali

Një familje shqiptare thuajse është shuar nga një aksident në Lamia të Greqisë. Makina e tyre tip “Toyota” është përplasur me një autoçisternë karburanti duke u shkaterruar dhe kthyer ne nje grusht hekurishtesh.

Nga përplasja sipas mediave greke kanë ndërruar jetë në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe.

I gjallë nga makina e copëtuar është nxjerrë vetëm djali 17 vjeçar.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin nga stafi i spitalit të Lamias shkruajnë mediat greke.