Conte e kërkon me ngulm, Fiorentina iu vendos çmim Vlahoviç

Tottenham është shumë i interesuar për Dusan Vlahoviç dhe dëshiron që Conte ta ketë në dispozicion në janar.

Conte i ka bërë të qartë klubit që Vlahoviç është qëllimi primar në merkato dhe e do sa më shpejtë. Kështu, drejtori sportiv Paratici ka kontaktuar menjëherë me klubin e Fiorentinës.

Sipas “The Sun”, Fiorentina i ka bërë të qartë drejtorit sportive të Tottenham-it se nëse do sulmuesin duhet të paguash të paktën 80 milion euro. Pra për një shifër 82/85 milion euro, serbi mund të veshë fanellën e klubit anglez.