‘Balerin i dështuar, gjysmake’ Çfarë po ndodh mes Fifit dhe Ilirit?

Gjatë kësaj jave, banorët e “Big Brother Vip” janë dënuar nga Vëllai i Madh pasi kanë thyer rregullin e zgjimit në orarin e caktuar.

Të gjithë ata janë futur në dhomën e dënimeve dhe tashmë kanë filuar edhe debatet e para mes banorëve.

Fifi dhe Iliri ishin në qendër të vëmendjes kësaj radhe, pasi teksa po bisedonin në oborrin e dhomës së dënimeve ata nisën të flinin lidhur me qëndrimin e tyre brenda shtëpisë.

Iliri tha se pret të dalë pas një jave nga spektakli, ndërsa kur Fifi e pyeti se kur do të dalë ajo, balerini tha me shaka “më 16 janar 2024”.

Kjo ka nxitur “debatin” mes dy banorëve. Fifi e quajti Shaqirin “balerin të dështuar”, ndërkohë që Iliri e quajti atë “gjysmake”.

Pjesë nga debati:

Iliri: Me 21 nëntor.

Fifi: Pse? Del ti?

Iliri: Po, mbaron misioni im.

Fifi: Hajde budall hajde. Hajde trap hajde.

Iliri: Aq e kam unë kontratën.

Fifi: Iku dhe nji.

Iliri: Me 21.

Fifi: Me 21 ti del ë?

Iliri: Po.

Fifi: Po unë? Unë fitoj ë?

Iliri: Ti e ke 16 janar 2024. Ti do rrish vetëm këtu.

Fifi: Ky paska ik fare. O ti… O ti balerin i dështum.

Iliri: Hë, soprano?

Fifi: Mezo-soprano.

Iliri: E di ti ça do me thënë mezo-soprane? Gjysëm?

Fifi: Mesatare.

Iliri: Gjysmake.

Fifi: Po ti je i dështum fare.

Iliri: Ti je gjysmake.

Fifi: Ti je i dështum fare. Të ka ik familja prej veni edhe të kanë qit përjashtë pri loje.

Iliri: Një herë mi theu brinjët, po prit se janë fiq që po piqen.

Fifi: Fiq piq sa të dush ti. Unë po të kallxoj që ti… koreograf… (qesh) Hyn o balerin i dështum.

Iliri: Po o Fif po, gjysmakja…