FOTO/ Fanella me mbishkrime nacionaliste, Serbia feston fitoren duke paraqitur Kosovën si...
Futbollistët e Serbisë e festuan sigurimin e pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2022, pas fitores kundër Portugalisë të dielën, të veshur në fanella që mbanin mbishkrime nacionaliste.
Për më tepër, në një hartë serbe në fanellat e tyre, ata e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë.
“Le të valëvitë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumije ”, ishte mbishkrimi në fanellat e tre futbollistëve serbë që pozuan duke i ngritur lart tre gishta pas fitores 2:1 kundër Portugalisë në Lisbonë. Serbian football players wearing official @FSSrbije t-shirts featuring name of the irredentist nationalist song which was the anthem of the church protests in Montenegro. The song goes “let the Serbian flag wave all the way from Prizren (Kosovo) to Rumija (Montenegro)”. pic.twitter.com/MDvq9IcXv0
Ky mbishkrim në fanellate tyre është nga një këngë nacionaliste, e cila ishte himni i protestave të kishës në Malin e Zi në shtator.
Serbia e mposhti 2:1 Portugalinë midis Lisbonës të dielën, duke e siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022.
Serbia udhëtoi drejt Lisbonës e vetëdijshme se një fitore do t’ia fitonte Grupin A dhe rrjedhimisht do t’ia siguronte një vend në Katar 2022.
Kombëtarja serbe e fitoi Grupin duke i mbledhur 20 pikë nga tetë ndeshje, ndërsa Portugalia ngeli e dyta me 17 pikë.