VIDEO/ Paradoksi, Rama flet për rekorde, fermerët bllokojnë rrugën
Teksa kryeministri Edi Rama fliste me superlativa për buxhetin e tij, një nga shtresat më të rëndësishme dhe të prekura nga ky buxhet, pikërisht fermerët, bllokuan rrugën në protestë. Ndërsa Rama shprehej se qeveria e tij ka dhënë miliona euro subvencione në bujqësi, fermerët e Myzeqesë brenda pak ditësh janë mbledhur sërish në protestë, ku kanë marshuar nga Rrethrrotullimi i Plastmasit në qendër të Lushnjës, për të përfunduar në sheshin para bashkisë së qytetit.
Fermerët e Lushnjës theksojnë se qëllimi i protestës është të sensibilizojë qeverinë dhe opinion publik në lidhje me ndryshimet e paketës fiskale për vitin 2022 në fushën e bujqësisë. E gjithë protesta është mbikëqyrur nga forca të shumta policie të komisariatit të Lushnjës, forcat Shqiponja si dhe FNSH të ardhur nga drejtoria e Policisë së Qarkut Fier.
KËRKESAT:
1. Subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg.
2. Barazim i TVSH në shitje dhe blerje.
3. Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore.
3. Subvencionim 3 lekë për eksportuesit.
5. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet.
6. Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit.