Vrasja e Lames dhe Saliut/ SPAK shtyn hetimet për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 5 të tjerë të marrë si të pandehur

Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me tre muaj hetimet për 7 persona të marrë si të pandehur për vrasjen e Vajdim Lames dhe Klodian Salliut. Zgjatja e Hetimeve u kërkua pasi SPAK është duke mbledhur prova të tjera, lidhur me këtë dosje.

Për dy vrasjet e bujshme të 2005 të pandehur janë marrë, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj Lulzim Berisha Indrit Taullau, dhe Luftar Reci.

Në kërkim vijojnë të jenë Dervishaj dhe Berisha. SPAK ka regjistruar çeshtjen ndaj këtyre personave në tetor të këtij viti dhe në 7 dhjetor Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Për ekzektumin e tyre operoacioni u shtri në tre qytete Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Ishte dëshmia e Luftar Recit, njeri prej personave që ka marrë pjesë në këto vrasje ai që pas bashkpunimit me drejtesinë bëri të mundur zbardhjen e dy krimeve të rënda që 16 vite më parë tronditën vendin.