Kreu i PD në Fushë-Krujë i bashkohet Foltores: Berisha, lideri historik

Kryetari i Partisë Demokratike, dega e Fushë-Krujës, Agron Loka, reagoi pas njoftimit se nesër do të mbahet Foltorja e Sali Berishës në këtë qytet. Ai shprehet se do i bashkohet këtij takimi, duke ftuar edhe qytetarët.

“Themeluesi dhe lideri historik i PD, Sali Berisha do të jetë nesër në qytetin e Fushë-Krujës.

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj si Kryetar i Degës, se PD e Fushë-Krujës është e bashkuar për t’i rezervuar pritjen që meriton liderit historik të PD, Sali Berisha. Mikpritja për miqtë është tradita dhe amaneti që ne trashëgojmë nga paraardhësit tanë.

Ftoj qytetarët të bashkohemi në këtë takim dhe bashkëbisedim historik për fatet e PD.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e kinemasë ora 17:00,” shkruan ai.

Loka ka postuar edhe foto nga vizita e ish-presidentit amerikan, George Bush në Shqipëri, gjatë së cilës ai vizitoi edhe Fushë-Krujën.