U zhvendos në Angli, Ronaldo jep me qira vilën e tij përrallore në Itali

Cristiano Ronaldo ka vendosur të jap me qira shtëpinë e tij në Torino të Italisë, të cilën e ka ekspozuar shpesh në “Instagram”.

Ai jetoi për shumë kohë aty bashkë me familjen e tij, ndërsa tani u zhvendos në Angli pasi nënshkroi kontratë me një tjetër ekip.

 

Shtëpia është tashmë në gjendje për t’u marrë me qira nga kushdo që mund ta paguajë, megjithëse konsiderohet si një nga shtëpitë më të shtrenjta të zonës.

Ajo është me katër kate, e rrethuar nga një kopsht madhështor dhe ka vend për fëmijë që të luajnë.

 

Ka spa, sauna, banjë turke, pishinë dhe palestër, ndërsa arredimi është i njëjtë me atë që ka lënë futbollisti.

Ka gjithashtu një pamje të mrekullueshme dhe një kuzhinë si në filma.