Pakënaqësi te tifozët, ja ku do të luhet derbi Tirana-Dinamo

Tirana e tregoi veten në derbin e kampionatit me Dinamon se gjithçka është e mundur.

Blutë kanë fituar 2-0 takimin e parë dhe të besuarve të trajnerit Orges Shehi u duhet një fitore e njëjtë për ta dërguar në shtesë ose 3-0 për t’u kualifikuar.

Në prag të ndeshjes ku kërkohet kualifikimi në Kupë, vjen çudia e parë nga ana organizative, pasi derbi i kthimit mes Tiranës dhe Dinamos do të luhet të mërkurën, ora 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Quhet çudi luajtja në Elbasan, pasi në kryeqytet të dy stadiumet, “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”, janë bosh të mërkurën. Mbase stadiumi kombëtar po ruhet nga ngarkesa, ku sot luhet ndeshja Shqipëri-Andorra.

Ndërsa “Selman Stërmasi” është braktisur, pasi standardi i ndriçimit është i ulët, pa i hyrë cilësisë së fushës.

Nëse do të mendohej që përkrahja e tifozëve në një derbi Kupe në mesjavë të ishte e lartë, ndeshja duhej luajtur në kryeqytet.