Çfarë mësuam nga intervista e Adele me Winfrey Oprah

Adele tha se ndihej "e turpëruar" nga divorci i saj, në një intervistë ekskluzive dhe të gjerë me Oprah Winfrey.

Ylli i muzikës pop tha se ndihej sikur nuk e kishte repsektuar institucionin e martesës kur u nda nga bashkëshorti i saj, Simon Konecki, në vitin 2018.

Ajo shtoi se "sulmet e tmerrshme të ankthit" pas divorcit e shtynë atë të adoptonte një regjim ushtrimesh që e çoi në humbjen e 100 kg në dy vjet.

Kjo ishte intervista e parë televizive për albumin e saj të ri.

Publiku pa gjithashtu atë të performonte një përzgjedhje të këngëve të reja dhe hiteve klasike në Observatorin skenik Griffith në Los Anxhelos, me yje të shumta të Hollivudit si Lizzo, James Corden dhe Melissa Mccarthy.

Kjo ishte hera e parë që djali i vogël i Adelës, Angelo, e pa të ëmën të performonte live.

“Është nderi absolut i jetës sime, zemër, të të kem këtu sonte” i tha Adele të birit.

Gjatë shfaqjes, Adele madje ndihmoi një djalë që t'i propozonte të dashurës së tij, Ashley - duke i kënduar çiftit këngën e saj më të klikuar ‘Make You Feel My Love’.

 Më pas vajza e habitur nga kjo suprizë tha "po" dhe shpërtheu në lot.

Muzika ishte e ndërthurur me klipe intervistash, të regjistruara në të njëjtin kopsht me trëndafila në Kaliforni, ku Winfrey foli me Meghan Markle dhe Princin Harry në fillim të këtij viti.

E transmetuar në CBS në SHBA, specialja dy-orëshe nuk ishte e planifikuar aktualisht për transmetim në Britaninë e Madhe.

Adele ndihej e turpëruar nga divorci i saj

“Kam qenë e fiksuar pas familjejes gjatë gjithë jetës sime, pasi nuk kam pasur kurrë një të tillë”, tha këngëtarja babai i së cilës u largua nga shtëpia kur ajo ishte vetëm dy vjeç.

"Që në moshë shumë të re [unë] i premtova vetes se, kur të kisha fëmijë, do të kisha një familje të lumtur. Dhe u përpoqa për një kohë vërtet, vërtet të gjatë."

Tani 33 vjeç, Adele tha se për herë të parë e kuptoi se martesa e saj po shkatërrohej kur bëri një test personaliteti në një revistë.

Një nga pyetjet e bëra në këtë interviste ishte "çfarë është diçka që askush nuk duhej ta dijë për ty?", dhe ajo u tha miqve të saj: "Unë nuk jam vërtet e lumtur. "

"Ata të gjithë u habiten" kujton ajo. “Nga ajo ditë unë gjithmonë pyesja veten  “Çfarë po bëj? Për çfarë po e bëj?”

Edhe pse Adele ishte së bashku me Koneckin për tetë vjet, ajo është shprehur se ndarja ndodhi në vitin 2018.

Ish-burri i saj “i shpëtoi jetën”

Adele theksoi se ajo ende e do Koneckin, edhe pse nuk është e “dashuruar” me të. 

Çifti ende jetojnë përballë njëri-tjetrit në Los Angeles dhe vazhdojnë të jenë bashkë prindër për djalin e tyre, Angelo.

Ajo vazhdon të vlerësojë Konecki-t për "shpëtimin e jetës së saj" pasi u bë e famshme.

"Në atë kohë unë isha shumë e re dhe mendoja se do t'i kisha arritur të gjitha. Mund të ecja lehtësisht në disa shtigje të dyshimta dhe nga kjo mbingarkesë mund të shkatërrohesha".’

‘Koneckin erdhi dhe ishte personi më i qëndrueshëm që kisha pasur ndonjëherë në jetën time deri në ato moment. Edhe tani unë i besoj atij jetën time."

Adele nuk mund të shpjegojë se nga vjen muzika e saj

Këngët si 'Hello' dhe 'Someone Like You' kanë prekur miliona njerëz, por Adele pranoi se fuqia e muzikës së saj është një mister për të.

"Unë nuk mendoj se si person e kam atë që ka kënga ime. Po tërhiqem nga diku tjetër [dhe] nuk e di se si qasem'.

E pyetur pse kishte zbuluar kaq shumë informacione private në tekstet e saj, Adele shpjegoi se donte të qetësonte njerëzit që përjetonin përvoja të ngjashme.

“Muzika më ndihmon në shumë situata, dhe unë do të doja të bëja të njëjtën gjë për njerëzit... për t'u kujtuar se nuk janë vetëm'.

"Kishte momente kur po shkruaja diskun, ose dëgjoja diçka dhe thosha: "Kjo mund të jetë paksa shumë private". Por asgjë nuk është aq e frikshme sa ajo që kam kaluar gjatë dy [ose ] tre viteve të fundit pas dyerve të mbyllura. Kështu që unë nuk jam më e frikësuar."

 Adele u pajtua me babanë e saj para se ai të vdiste

Këngëtarja i tha Winfrey-t se "plaga më e madhe" që ajo kishte pësuar si fëmijë ishte "mungesa absolute e pranisë dhe përpjekjes" nga babai i saj, Marc Evans.

“Kisha absolutisht zero pritshmëri nga askush, sepse mësova të mos i kisha nga babait tim”, tha ajo.

 "Ai ishte arsyeja që unë nuk e kam kuptuar plotësisht atë që do të thotë të jesh në një marrëdhënie të bukur dhe të dashurohesh me dikë."

Edhe pse ishin të larguar për shumë vite, baba e bijë u pajtuan gjatë tre viteve të fundit, pasi Evans u sëmur rëndë.

Gjatë asaj kohe, ai rrëfeu se kishte dëgjuar  vetëm këngën e saj të parë, ‘Hometown Glory’.

"Ai kurrë nuk ka dëgjoi këngët e mia," tha ajo. "Ai është shprehur: "Është shumë e dhimbshme".

Por ylli donte t'i luante atij një nga këngët e saj të reja, ‘To Be Loved’, e cila shprehte se si mungesa e tij kishte ndikuar në aftësinë e saj për t'u besuar njerëzve të tjerë.

“Ishte e mahnitshme për mua dhe atë”, tha ajo.

"Mendoj se ai mund të më dëgjonte duke e kënduar, por jo duke e thënë - ne jemi shumë të ngjashëm."

Në fund, ajo arriti t'i luante atij të gjithë albumin e saj të ri përmes Zoom, pak para se të vdiste në prill.

"Të preferuarat e tij ishin të gjitha të preferuarat e mia, gjë që ishte e mahnitshme," i tha Adele, Winfrey duke shtuar: "dhe ai ishte krenar për mua që e bëra atë.

"Pra, ishte shumë, shumë shëruese [dhe] kur ai vdiq, fjalë për fjalë sikur plaga e mbyllur."

 Ajo është kritikuar për humbjen e peshës

Paraqitja e Adelës gjatë dy viteve të fundit ka qenë objekt i shumë spekulimeve, pasi ajo humbi pothuajse 45 kilogramë në një regjim të ri ushtrimesh.

Ylli tha se transformimi ishte "kryesisht" për të kontrolluar ankthin e saj.

"Kam pasur sulmet më të tmerrshme të ankthit pas divorcit," shpjegoi ajo.

 "Ata më paralizuan plotësisht dhe më bënë kaq konfuze aq sa nuk mund të kisha asnjë kontroll mbi trupin tim."

Pasi vuri re se ankthi i saj u lehtësua në palestër, ajo filloi të shkonte çdo ditë.

"Kjo me të vërtetë kontribuoi që unë të rregulloja mendjen time," tha ajo.

Winfrey kujtoi përvojat e saj të humbjes së peshës dhe se si disa njerëz u ndjenë "të mërzitur" dhe "të braktisur" kur ajo për herë të parë mbajti dietë.

Duke treguar se edhe ajo kishte dëgjuar komente të ngjashme, Adele u përgjigj:

"Unë nuk jam e tronditur dhe as e mërzitur nga kjo sepse trupi im është objektivizuar gjatë gjithë karrierës sime. Unë jam ose shumë e madhe ose shumë e vogël’.

"Por nuk është detyra ime të vërtetoj se si ndihen njerëzit për trupin e tyre. Ndihem keq që kam bërë dikë të ndihet i tmerrshëm me veten - por kjo nuk është puna ime. Unë jam duke u përpjekur të rregulloj jetën time'.

 Kënga e saj e re Hold On mund të jetë një "himn kombëtar"

Adele këndoi në këtë  premierë tre këngë të reja nga albumi i saj i ardhshëm,  - I Drink Wine, Love Is A Game dhe Hold On.

Winfrey e veçoi këtë të fundit si pikë kryesore, duke recituar tekstin: " Jam aq e rrëmujshme / Unë jam armiku im më i keq i vetes / Tani për tani e urrej vërtet të jem unë " .

Adele tha se ajo ndihej shpesh kështu gjatë divorcit të saj - dhe miqtë e saj i thoshin asaj që të "përmbahet".

"Ishte thjesht rraskapitëse përpjekja për të vazhduar me të. Është një proces i  gjatë i të qenit prind i vetëm. Divorci nuk ishte në të vërtetë një plan që e kisha kur u bëra nënë”.

Duke folur përpara speciales televizive, Winfrey tha se mendonte se kënga do të bëhej një "himn kombëtar në të gjithë botën për këdo që lufton me ndonjë gjë".

"Ajo këngë është kaq e bukur dhe prekëse," tha ajo për CBS news .

 Djali i saj mendon se Taylor Swift është ylli më i madh

Kur Adele e mori djalin e saj për të parë turneun e stadiumit Reputation të Taylor Sëift në 2018, ai u mahnit.

Atëherë në moshën gjashtë vjeçare, ai nuk mund ta besonte se sa njerëz ishin në shfaqje, "sepse ai vinte në shfaqjet e stadiumit tim për prova dhe ishte bosh," qeshi Adele.

Por ajo tha se Angelo së fundmi pa një paraqitje të shkurtër të popullaritetit të vërtetë të nënës së tij, pasi videoja e saj e fundit u shfaq premierë në YouTube.

"Ditën tjetër, ai pa numërimin mbrapsht të videos Easy On Me... dhe tha: "Ishin 150,000 njerëz që prisnin!" Më pas ai lexoi komentet dhe tha: 'Njerëzve ju pëlqejnë vërtet!'.