Kurthe nga Vietnami për të ruajtur ‘shtëpitë e barit’, arrestohen 2 të rinj shqiptarë në Spanjë

Policia spanjolle ka goditur një grup që merreshin me kultivimin e lëndës narkotike “marijuanë” në qytetin El Grado (Huesca), në të cilin përveç sistemeve të mbulimit, ishin instaluar kurthe dhe ruheshin nga roje të armatosura. Dy prej tyre, dy të rinj me origjinë shqiptare, të cilët mbanin armë gati për të qëlluar, me urdhër të gjykatës numër 1 të Barbastros u arrestuan dhe u burgosën.

Toka bujqësore ishte në një vend që mund të arrihej vetëm nga një shteg i ngushtë që mbrohej gjithashtu nga kurthe të krahasueshme me ato të ngritura nga vietkongët gjatë Luftës së Vietnamit. Sipas Gardës Civile, njëri prej tyre ka lëshuar një tel që do ta godiste rëndë viktimën në këmbë, shkruajnë mediat e huaja.

Në plantacion, i cili kishte sisteme vaditjeje dhe magazinimi dhe për kujdesin e bimëve, menaxhimin industrial dhe produktin e përfunduar, 656 bimë marihuanë, u gjetën edhe 10 kilogramë marihuanë të thatë dhe, armë.