'Nuk e bëj dot, kjo është e rëndë', banorët kundërshtojnë dënimin e 'Vëllait të Madh'

“Vëllai i Madh” ka dënuar banorët dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga ata.

Ata do të duhet të jetojnë në Dhomën e Dënimit për shkak të zgjimit të vonuar.

Kjo gjë është kundërshtuar nga banorët të cilën këmbëngulën se rutina e tyre individuale nuk mund të ndryshojë brenda shtëpisë deri në pikën kur mund të ndikojë edhe procesin e gjumit.

”Unë ashtu kam jetuar gjithnjë, këtu po bëj maksimumin që të përshtatem por kjo nuk do të thotë që të ndryshoj edhe gjumin. Është shumë e rëndë…”, tha njëri prej tyre.

Gjithësesi banorët ranë dakort se që këtej e tutje do përpiqen të jenë të kujdesshëm me oraret.