Kualifikohen Serbia dhe Spanja, Ronaldo dhe Ibrahimovic rrezikojnë Botërorin

Dy ndeshjet më të rëndësishme të mbrëmjes së sotme ishin Spanjë-Suedi dhe Portugali-Serbi, të cilat kanë vendosur dy ekipet që presin biletën e Botërorit dhe dy të tjerat që shkojnë në “Play-Off”.

Spanja ka siguruar praninë në Botërorin 2022, duke siguruar një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Suedisë e dërguar këtë të fundit në “Play-Off”.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Alvaro Moratta në minutën e 86-të.

Ndërsa drama e mbrëmjes ka qenë në Portugali, ku vendasit janë mposhtur me përmbysje me gol në minutën e fundit nga Serbia, që i ka “vjedhur” Ronaldos vendin në Botëror.