Italisë i duhet fitorja, Mancini: Ndaj Irlandës të shmangim ankthin

Edhe 90 minuta që Italia e Roberto Mancinit të presë biletën e Botërorit “Katar 2022”.

Kërkohet me çdo kusht fitorja në fushën e Irlandës së Veriut, për të shmangur zbritjen e vendin e dytë, që do të thoshte pjesëmarrje në play off.

Trajneri i të kaltërve identifikon komponentin psikologjik si pengesë që duhem kapërcyer në këtë takim të fundit.

“Kundër Zvicrës kemi vuajtur pak ankth: ndaj Irlandës së Veriut do të ketë presion, por ne duhet të shmangim ankthin”.

Mancini thekson se ende nuk është vendosur për formacionin titullar që do të dalë në fushë në Belfast: “Barella është rikuperuar, është edhe më i mirë sesa ishte me Zvicrën. Tonali? Është rritur shumë, mund të luajë nga fillimi. Sulmi? Nuk ka rëndësi nëse luan me një numër 9 nëntë të rremë, ka rëndësi mentaliteti.”

Ndaj Irlandës së Veriut, parashikohet një sfidë e vështirë, sipas Mancinit.

“Nëse ata nuk kanë pësuar gol në shtëpi, kjo do të thotë diçka. Është një ndeshje e vështirë. Nëse arrijmë të shënojmë më shumë se një gol, do të kemi shanse më të mira për të fituar”.