Botës nuk i intereson shumë nëse del apo nuk del Elita në televizor

Elita Rudi do jetë edhe sonte pjesë e ‘Përputhen Prime’ si opinioniste krah Mihrije Brahës dhe Naim Abazit.

Vetë moderatorja përmes disa fotosh të postuara në “Instagram” e tregoi këtë detaj, por edhe vështirësinë e madhe që ka hasur gjatë xhirimeve.

 

“Paraqitja televizive më e vështirë për mua për shkak se isha 48 orë pa gjumë! Bota vendosi që këto dy netë të mos flinte fare”, shkruan moderatorja kosovare.

Nga fotot dhe grimi sigurisht ky detaj nuk është i dukshëm, por e vërteta është larg asaj që të gjithë mendojnë.

 

Elita ishte veshur me një fustan të zi, krijim i Valdrin Sahitit.