E maskuar rrugëve të Parisit, Dua Lipa habit fansat me veshjen e saj!

Dua Lipa nuk dështon asnjëherë me paraqitjet e saj.

Së fundmi i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, duke ecur rrugëve të Parisit e veshur me një pallto lëkure.

Por, ajo që mori vëmendjen e rrjetit është se si 26-vjeçarja u fsheh duke vendosur një maskë, kapele dhe syze dielli në kryeqytetin francez, i cili njihet si një nga qendrat kryesore të modës në Evropë.

Duke shtuar ngjyra në veshjen e saj të fundjavës, tre herë fituesja e “Grammy” kishte veshur një kapele në ngjyrën vjollcë dhe një shall jeshil, të cilin e kishte vendosur rreth kokës.

Ajo e shoqëroi veshjen e saj me një palë çizme elegante të zeza, të cilat kombinoheshin me veshjen e saj.