Portieri i Italisë humb sfidën me Irlandën e Veriut, largohet nga grumbullimi

Salvatore Sirigu i shtohet listës së lojtarëve që kanë lënë grumbullimin e përfaqësueses italiane, e cila në ndeshjen e fundit eliminatore do të luajë kundër Irlandës së Veriut.

Portieri i Genoas, në fakt, ka lënë stërvitjen mëngjesin e kësaj të diele për shkak të një gjendjeje gripale dhe është detyruar të kthehet herët në Gjenovë.

Deklarata zyrtare

“Salvatore Sirigu, portier i Genovas, nuk udhëtoi bashkë me kombëtaren italiane drejt Irlandës së Veriut, sepse këtë mëngjes shfaqi simptoma të gripit. Futbollisti doli negativ për Covid-19. Tani ai do të kthehet te Genoa për t’iu bashkuar shokëve të tij kuqeblu sa më shpejt”.