Gjendet e vdekur zyrtarja e policisë në Gjilan

Një person është gjetur pa shenja jete sot pasdite në Gjilan, në rrugën pranë varrezave të qytetit.

Rasti është konfirmuar për mediat e Kosovës nga Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Hashani ka thënë se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe prokurori, që po hetojnë për këtë ngjarje.