Thierry Henry zbulon të preferuarit e tij për 'Topin e Artë'

Asistent i Roberto Martinez në kombëtaren belge, Thierry Henry shpesh jep mendime për futbollin. Në rubrikat e “Journal du Dimanche”, ish-sulmuesi i skuadrës franceze ka zbuluar të preferuarit e tij për Topin e Artë, i cili duhet të jepet më 29 nëntor.

“Nuk kam ide (kush do të fitojë). Le të jemi shovinist, shpresoj të jetë Karim Benzema ose N'Golo Kante. Robert Leëandoëski duhet të zgjedhur në vitin 2020 nëse nuk do të anulohej. Me 41 gola ka thyer rekordin e Gerd Muller. Mund të flasim edhe për Jorginhon: fitoi gjithçka. Është edhe Leo (Messi), i cili më në fund fitoi Copa América. Përgjigja e saktë vjen për 15 ditë.