FOTO/ Gara e fundit në Moto GP, Rosin e mbështet një tifoz special

Gara e sotme në pistën e ‘RIkardo Tormo’, është e fundit për legjendarin e motoçiklizmit, Valentino Rosi.

Në këtë ditë kaq të veçantë italiani ka një mbështetës shumë të veçantë.

Ish-lojtari i futbollit, Ronaldo Fenomeni është prezent dhe po ndjek garën e fundit të ‘Doktorit’. Siç dihet Rossi është një fans i zjarrtë i Interit, sidomos në kohën kur Ronaldo ishte pjesë e ziklatërve. Ndoshta prezenca e brazilianit do të sjellë një mrekulli.

Valentino Rosi është padyshim legjendë e Moto Gp-së. Karriera e tij ka frymëzuar shumë pilotë të rinj dhe i ka sjellë një popullaritet mjaft të madh këtij sporti. Italiani ka marrë pjesë në 370 gara përgjatë karrierës së tij. Ai ka fituar 89 dhe ka qenë në podium 199 herë.