VIDEO-FOTO/ Digjet një makinë në Lazarat

Digjet një makinë në qendër të fshatit Lazarat.

Makina me targa ‘AA852PA’ është në pronësi të Sefer Çelës banues në këtë fshat.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshohet se shkak për djegien e makinës ka qenë një shkëndijë elektrike në motor.

Shtëllungat e tymit janë përhapur në fshat duke krijuar panik për disa minuta.