Një tjetër Vrioni ndiqet nga Juventus, vëllai i sulmuesi kuqezi gati për hapin e madh në karrierë

Jo vetëm Xhakomon, familja Vrioni ka edhe një tjetër talent në futboll. Bëhet fjalë për Alesio Vrionin, i cili me paraqitjet e zhvilluara me skuadrën e Ankona Matelika, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Juventusit dhe Fiorentinës, të cilët kanë dërguar skautët e tyre për të ndjekur nga afër 17 vjeçarin.

Nuk dihet ende nëse Alessio do të ndjek rrugën e të vëllait apo do t’i bashkohet “violave”. Xhakomo Vrioni është në pronësi të Juves, por i huazuar te skuadra austriake e Tirolit ku po shkëlqen.

Një talent tjetër shqiptar në rritje që pritet të lërë gjurmë në Itali ashtu si shumë bashkëkombës të tij.