FOTO/ E pazakontë në Angli, futbollisti elektricist rregullon difektin pas ndërprerjes së energjisë në stadium

Ndeshjet e futbollit shoqërohen shpesh me ngjarje apo situata të pazakonta dhe një gjë e tilllë ndodhi edhe në ndeshjen e Kupës FA, ku një lojtar arrin të rregullojë defektin e energjisë elektrike në stadium.

Po zhvillohej ndeshje Kupe mes Marine dhe Danston, kur në një moment ikën energjia elektrike dhe ndeshja u ndërpre.

Një problem teknik që shkaktoi shumë pakënaqësi tek drejtuesit, por për ta rregulluar një defekt të tillë mendoi futbollisti i Danston, Fil Turnbull, i cili rregulloi dritat për të bërë të mundur edhe rifillimin e ndeshjes.

Turnbull është elektricist me kohë të plotë, por pavarësisht kësaj momenti i fotografuar teksa futbollisti rregullon dritat ka bërë xhiron e rrjetit, duke u bërë viral në rrjetet sociale.